3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shembet për 3.2 sekonda shtëpia e bosit të drogës Pablo Escobar

Më të lexuarat

Shtëpia në Kolumbi e bosit të drogës Pablo Escobar është shembur këtë të premte, përmes një shpërthimi të telekomanduar. Prej disa kohësh blloku i apartamenteve “Monaco”, ku dikur ka qenë shtëpia e trafikantit më të madh të drogës ishte kthyer në një pikë turistike.

Sipas kritikëve ky vend dukej sikur “i thurrte lavde” dhunës të viteve 80-të ku qindra kolumbianë janë vrarë. Më shumë se 1.600 persona, përfshirë edhe familjarët e disa prej viktimave të Escobarit kanë parë sesi shembej shtëpia e tij në Medelin.

Tashmë në vendin ku ndodhej shtëpia Escobarit, e cila u shemb për 3.2 sekonda, planifikohet të ndërtohet një park si dhe një muze për viktimat e kartelit të drogës. “Kjo do të thotë se historia nuk do të jetë në shërbim të atyre që shkaktuan viktima, por të vetë viktimave,”-u shpreh më herët Presidenti i Kolumbisë Ivan Duque.

Ndërtesa i mbijetoi në vitin 1987 një sulmi me bombë mes karteleve të drogës Medelin dhe Cali si dhe shërbente si vend ku Escobari mbante koleksionin e tij të makinave. Pablo Escobar u vra në vitin 1993 pas një operacioni të forcave kolumbiane dhe amerikane.

https://www.bbc.com/news/av/47343318/pablo-escobar-s-former-home-demolished-in-colombia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit