2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Shejh Uthejmini për atë që gjykon njerëzit se filani ka shumë gjynahe

Më të lexuarat

Pyetje: Disa njerëz kur e shohin dikë që e ka tepruar në mëkate ndaj vetvetes thonë për të: “Filan është larg udhëzimit”, ose “Larg xhenetit” ose “larg mekatfaljes së All-llahut”, çfarë gjykimi ka ndaj kësaj?

Pergjigje-Kjo nuk lejohet, sepse konsiderohet ndërhyrje në çështjet e Allahut të plotfuqishëm.

Është transmetuar saktë që një njeri ka qenë mëkatar, ndërsa një tjetër kalonte pranë tij dhe i thoshte: pasha Allahun, Allahu nuk e falë filanit! Atëherë Allahu i plotfuqishëm tha: “kush është ai që ndërhynë dhe thotë që Allahu nuk e falë filanin?! Unë vetëm se e kam falur atë dhe t’i kam shkatërruar veprat tua”.

Nuk lejohet që njeriu ta humb shpresën nga mëshira e Allahut të plotfuqishëm,. sa ka njerëz që kanë arritur në grada të larta të kufrit, e që më pas Allahu i ka udhëzuar dhe janë bërë prej imamëve që i kanë udhëzuar të tjerët më Lejen e Allahut të lartësuar.

Pra, është obligim për atë që thotë kështu që të pendohet tek Allahu, t’i bie pishman për atë që e ka vepruar dhe të vendos që mos ta përsëris në të ardhmen.

Muhammed Ibën Salih el-Uthejmin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit