Teksa vendi është në këtë krizë politike ku askush nuk merr mundimin të gjejë një zgjidhje dhe palët janë në pozicionet e tyre të palëvizura, ish-deputeti Dashamir Shehi tregon pse jemi në këtë situatë.
Në Opinion ai tha se Rama nuk e priste që opozita ta mos merrte këtë vendim.
“Rama ka frikë të jetë i vetëm në zgjedhje pas kësaj situate që e ka krijuar vetë. Mos besim tek institucionet, e bëri në funksion që të marri zgjedhjet. Këtë situatë, nuk e ka menduar. Ka menduar se do i qëndrojë lojës. Disa se janë dhe sahan lëpirës, se këtu kallamin e lëpijnë të gjithë të kuq dhe të… Këtu ka dhe disa që nuk e duan më kallamin, nuk iu pëlqen më kallami. Ne nuk kemi ndërmend të përkëdhelim asnjë që shkel rregullat”, deklaroi Shehi.
Por ai ka treguar edhe se çfarë do të ndodhë në protestën e së shtunës.
“Nga kjo e shtunë do të ketë demonstratë. 50 mijë, 100 mijë vetë në shesh. Rrini të qetë nuk ka për ty thyer asnjë xham, por me mijëra vetë do jenë në shesh. Me këto lëndët plasëse që thonë më duket sikur po ndodh Hiroshima këtu, dhunën po e provokojë njerëzit e Edi Ramës. Deri me sot protestat i ka drejtuar partitë, është absolutisht e vërtetë. Ditën që del populli, atëherë nuk ka më rol politika. Është ditë e bukur por ditë e keqe. Se këtu vjen ndonjë ndërkombëtar që nuk merr vesh ca është realiteti shqiptar”, theksoi më tej ai.