0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shefja e BE në Kosovë: Keni 80 zv/ministra…miliona euro, përdorini për reforma

Më të lexuarat

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, i ka dhënë disa fjalë të ashpra Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se, në vend se të paguhen milionat në rroga të zëvendësministrave, Kosova mund të bëjë reformë, shkruan gazetametro.

“Kosova është vendi që i ka 80 zëvendësministra, nuk dua të bëjë krahasime, por kuptoni çfarë po dua të them, kur ne shpenzojmë buxhetin 75 milionë do dëshirojmë të shohim se këto para të përdorën për reformë të mirëfilltë e jo për paga. Bëj thirrje ta riorganizojmë administratën publike, që mos të bëjmë shpenzime për zëvendësministra”, ka thënë Apostolova.

Ndërkaq, Apostolova ka thënë se Kosova nuk ka pasur përparim as nëse krahasohet me raportin paraprak në arsim.

“Krahasuar me raportin paraprak Kosova nuk ka ecur përpara në zhvillimin e sistemit të arsimit dhe ne kemi vendosur ta bëjmë prioritet jo në afat të shkurtër, rezultatet e kësaj reforme do ti shohim pas disa viteve, nëse vonojmë këtë reformë do vonohet ndryshimi në gjenerata, rekomandimet e GIZ-it të merren seriozisht kjo varet nga ministri sa angazhohet ë stafin e tij t’i zbatojë rekomandimet, kemi nevojë për përkushtimin e ministrisë së financiare dhe administratës publike”, ka shtuar shefja e BE’së.

Ndërkohë, Apostolova ka pasur kritika të vazhdueshme për Qeverinë, përfshirë edhe proceset e rëndësishme si vonesa e Demarkacionit.

Ndryshe, numri i zëvendësministrave ka qenë temë e të gjitha mediave dhe opinionistëve, duke e konsideruar si shpërfaqje e koalicionit të gjerë që sjell obligime për partnerët qeveritarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit