1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

SHEFI I OSBE-SË NË KOSOVË OFRON MBËSHTETJE PËR SHËRBIMIN KORREKTUES

Më të lexuarat

Në Burgun e Sigurisë së Lartë, zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, së bashku me zevendësuesin e drejtorit të BSL-së, Burim Buleshkaj pritën në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, Michael Davenport, me të cilin diskutuan lidhur me vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.

Gjatë takimit, Selmani e njoftoi ambasadorin Davenport për të arriturat dhe sfidat e SHKK-së, reformat, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “Covid 19” brenda institucioneve korrektuese, e po ashtu edhe mbi programet trajnuese për stafin korrektues dhe të burgosurit.

Në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme dhe përkrahjes së SHKK-së nga misioni i OSBE-së, Davenport, shprehu gatishmërinë për të rritur mbështetjen në trajnime profesionale dhe pajisje për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të SHKK-së, Selmani, falënderoi, ambasadorin Davenport për përkrahjen dhe mbështetjen që misioni i OSBE-së, i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jap SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Pas takimit, Selmani dhe Davenport vizituan stafin korrektues, stafin shëndetësorë, hapësirat dhe punëtoritë e të burgosurve brenda BSL-së.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit