1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shefi i diplomacisë serbe: Në Serbi ka zëra që thonë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Më të lexuarat

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, duke komentuar dokumentin e pretenduar të kryeministrit slloven, përmes të cilit propozohet ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, tha se në qoftë se dikush angazhohet për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që nuk mund të preken as kufijtë e Serbisë. Ai tha se në Serbi ekziston një pjesë e “çarshisë” që është e gatshme të thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

I pyetur në një emision në “TV Prva” se çfarë mendon për “non-paper” dokumentin për “kompletimin e shpërbërjes së Jugoslavisë” për të cilin mediat ditë më parë raportuan se kryeministri slloven Janez Jansha ia ka dorëzuar presidentit të Këshillit Evropian, ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, pyeti “çfarë duhet të mendoj për këtë?”

“Ne as nuk e dimë nëse ekziston një letër e tillë ‘non-paper’. Nuk ia vlen të hamendësohet prej nga është, kush është autori”, tha Selakoviq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit