2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shefi i CIA-s lavdëron marrëveshjen me Iranin

Më të lexuarat

Drejtori i CIA-s, John Brennan, ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe ka thënë se kritikat për të nuk janë të sinqerta.
 
Në një fjalim në Universitetin e Harvardit, Brenan ka thënë se është befasuar me Iranin, i cili, sipas tij, ka rënë dakord që të bëjë aq shumë lëshime për programin e tij bërthamor, gjatë negociatave me gjashtë fuqitë botërore.
 
Ai ka thënë se njerëzit që mendojnë se marrëveshja i hap rrugën Iranit për të krijuar bombën atomike, nuk janë të sinqertë “nëse i dinë faktet”.
 
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka qenë veçanërisht kritik i Marrëveshjes së Lozanës dhe ka thënë se ajo kërcënon ekzistencën e Izraelit.
 
Zyrtarë nga Irani në njërën anë dhe nga Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në anën tjetër janë pajtuar më 2 prill në Lozanë të Zvicrës për një marrëveshje kornizë, e cila frenon programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Republikës Islamike.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit