Një gjykatë franceze e ka shpallur Christine Lagarde, shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, fajtore për neglizhencë, mirëpo nuk e ka dënuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Si ministre e financave në vitin 2008, ajo kishte aprovuar një shpërblim prej 404 milionë eurosh, për biznesmenin Bernard Tapie, për shitjen e kontestuar të një kompanie.
Lagarde e cila gjithmonë e ka mohuar se ka bërë gabim, nuk ishte prezente gjatë gjykimit dhe është larguar nga Franca për në Uashington.
Bordi i FMN-së pritet që së shpejti të takohet për t’i diskutuar zhvillimet e fundit.
Të Premten Lagarde ka thënë në gjykatë, se ajo kishte vepruar gjithmonë në mirëbesim