Zjarret që kanë shkatërruar pjesë të shtetit perëndimor amerikan, Kolorado, tash janë në masë të madhe nën kontroll.
Zjarrfikësit thonë se zjarret rreth Kolorado Springsit ishin frenuar në masën 90%.
Zjarret i shkatërruan 350 shtëpi në Kolorado Springs, ndërsa afro 32 mijë banorë ishin detyruar të largohen nga flaka e fortë e mbështetur nga erërat e fuqishme dhe temperaturat tejet të larta.
Presidenti Barak Obama, javën e kaluar, pat shpallur katastrofë federale dhe e ka vizituar rajonin e përfshirë nga zjarret./BS/kohaislame