0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SHBA: Veterani vret snajperistin më të mirë amerikan

Më të lexuarat

Veterani amerikan i luftës në Irak, 25 vjeçari Eddie Ray Routh, është akuzuar për vrasjen e ish anëtarit të njësitit special të Marinës, SEAL, Chris Kyle, që është përshkruar si snajperisti më i mirë ushtarak i Shteteve të Bashkuara.

I dyshuari Routh është arrestuar mqeë është i dyshuar se e ka qëlluar për vdekje snajperistin Kyle dhe një person tjetër, ditën e shtunë, në një terren të qitjes në Teksas.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se snajperisti i vrarë, ishte vendosur në Irak në vitin 2007 dhe në Haiti në vitin 2010.

I vrari, Chris Kyle, 38 vjeçar, ishte autor i librit “Snajperisti amerikan”, që ishte libri më i shitur në vitin 2012.

Ai njihet për vrasjen e më se 150 njerëzve derisa ishte snajperist.

Kyle ka shkruar se kryengritësit në Irak e kishin quajtur me noftkën “Djalli” dhe e kishin shpallur çmimin prej 20 mijë dollarëve për kokën e tij.

Motivi i vrasjes nuk është i qartë./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit