2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA vendos tarifa doganore për produktet e BE-së

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, njoftoi se vendi i tij do të imponojë tarifa doganore në vlerë prej 11 miliardë dollarësh për produktet e Bashkimit Evropian (BE).

“Organizata Botërore e Tregtisë konstaton se subvencionet e BE-së ndaj Airbus kanë ndikuar negativisht ndaj SHBA-së, e cila tani do të vë tarifa në vlerë prej 11 miliardë dollarësh për produktet e BE-së.” shkroi Trump në Twitter.

“BE-ja ka përfituar nga SHBA në tregti për shumë vite. Kjo do të ndalet së shpejti”, shtoi Trump.

Ky vendim i presidentit amerikan erdhi pasi Përfaqësia e Tregtisë e SHBA-së, e cila funksionon në kuadër të Shtëpisë së Bardhë, krijoi një listë të produkteve ndaj të cilave do të vendosen tarifa, në kundërpërgjigje të subvencioneve ndaj kompanisë Airbus.

Ndërkaq, Departamenti i Tregtisë, duke cituar si arsyetim mbështetjen financiare që BE i ofron kompanisë Airbus, i paraqiti Shtëpisë së Bardhë listën e shumë produkteve të importuara nga BE, përfshirë produktet që kanë të bëjnë me aviacionin, produkte të qumështit dhe verëra.

Sipas departamentit, subvencionet e BE-së për Airbus dëmtojnë SHBA-në me 11 miliardë dolarë në vit.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, dje tha se qëllimi përfundimtar i tyre është “të arrihet pajtim me BE-në lidhur me ndalimin e subvencioneve të pabalancuara që ofrohen për prodhimin e avionëve të mëdhenj civilë”.

“SHBA mund të heqë sanksionet shtesë kur BE t’u japë fund këtyre subvencioneve të dëmshme”, tha Lighthizer./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit