1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

SHBA: Turqisë t’i lejohet vendosje e trupave në Irak

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Turqia dhe Iraku t’i kapërcejnë mospajtimet për afro 2 mijë ushtarë turk, të vendosur në pjesën veriore të Irakut dhe thanë se ata atje mund të jenë vetëm me miratimin e Bagdadit.

Përpjekja për ndërmjetësim ndërmjet dy aleatëve të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, u bë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar mbrëmë se “ne nuk na duhet leja” për mbajtjen e trupave turke në kampin Bashiqa, në pjesën irakiane të kontrolluar nga kurdët dhe se trupat do të marrin pjesë në fushatën e pritur për çlirimin e Mosulit nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Por, Departamenti amerikan i shtetit tha se forcat e jashtme mund të jenë në Irak vetëm me ftesën e Bagdadit dhe ato duhet t’i bashkohen koalicionit kundër Shtetit Islamik, që aktualisht po operon dhe po përgatitet për sulm kundër Mosulit.

“Forcat turke, që janë vendosur në Irak nuk janë atje si pjesë e koalicionit ndërkombëtar…Është e domosdoshme për të gjitha palët të bëjnë koordinime të afërta gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme, për të siguruar unitet të përpjekjes për t’i shkaktuar disfatë Daeshit”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.

Sipas tij, “situata në Bashiqa është çështje që duhet ta zgjidhin qeveritë e Irakut dhe Turqisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit