3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-të: Kina po tenton të dëbojë besimin islam

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) i kanë bërë thirrje Kinës të lirojë të gjithë të burgosurit politikë në prag të shënimit të 30-vjetorit të masakrës në sheshin Tiananmen, ndërsa ka kritikuar Pekinin se po tenton që metodikisht të shuaj kulturën e komunitetit ujgur dhe të dëbojë besimin islam.

Në një deklaratë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se “një hap i tillë do të demonstrojë gatishmërinë e Partisë Komuniste për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

“I bëjmë thirrje Kinës të lirojë të gjithë ata që mbahen (në burg) nga shkaku se kërkojnë të ushtrojnë të drejtat dhe liritë, si dhe të ndalojë përdorimin e paraburgimit arbitrar dhe të heqë dorë nga politikat kundërproduktive që krijojnë terrorizmin me shprehje fetare dhe politike”, tha Pompeo.

Llogaritet se mijëra protestues u vranë më 4 qershor të vitit 1989, atëherë kur Kina zbarkoi tanket në sheshin Tienamnen për të përmbysur demonstratat studentore.

Pekini zyrtar asnjëherë nuk ka publikuar të dhëna zyrtare për masakrën, për çka Pompeo u kërkoi autoriteteve kineze “të bëjnë një llogaridhënie publike për të vrarit apo të zhdukurit, gjë e cila do të ngushëllonte viktimat e këtij kapitulli të errët të historisë”.

Kryediplomati amerikan më tej tha se Pekini “po përpiqet metodikisht të vrasë kulturën ujgure dhe të heqë besimin islam, përfshirë edhe ndalimin të mbi një milion anëtarëve të grupit të kësaj pakice muslimane”.

“Ndonëse partia ndërton një shet të fortë të mbikëqyrur, qytetarët e thjeshtë kinezë vazhdojnë të kërkojnë të drejtën për të ushtruar të drejtat themelore të tyre, të organizojnë unione të pavarura, të kërkojnë drejtësinë përmes sistemit ligjor ose të shprehin pikëpamjet e tyre, për çka shumë sosh janë dënuar, burgosur apo edhe torturuar”, tha ai.

Rajoni Xinjiang i Kinës është vendbanim për rreth 10 milionë ujgurë. Grupi musliman turkiz, i cili përbën rreth 45 të popullsisë së Xinjiangut, gjatë akuzon autoritetet e Kinës për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.

Sipas The Wall Street Journal, Kina gjatë dy viteve të fundit ka shtuar kufizimet në rajon, duke ndaluar burrat nga rritja e mjekrave dhe gratë të mbajnë shami përmes asaj të cilën shumë ekspertë e quajnë “programi më i gjerë mbikëqyrës elektronik në botë”.

Sipas zyrtarëve të SHBA-ve dhe ekspertëve të OKB-së, afërsisht një milion njerëz, ose rreth 7 për qind të popullsisë muslimane në Xinjiang, janë burgosur në një rrjet të zgjeruar të kampeve të “ri-arsimit politik”,

Në raportin e fundit të lëshuar në shtatorin e kaluar, Human Rights Watch fajësoi qeverinë kineze për një “fushatë sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër muslimanëve ujgur në Xinjiang.

Raporti prej 117 faqesh, akuzon qeverinë kineze se zhvilloi “paraburgim, torturë dhe keqtrajtim masiv të ujgurëve”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit