3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-të kërkojnë “ekstremistët” në Siri me avionë telekomandues

Më të lexuarat

Shërbimi Sekret Amerikan ka ngritur nivelin e “parashikimeve” kundrejt Sirisë, përderisa ajo po mbledh të dhëna sekrete përmes avionëve telekomandues (dronëve), thonë disa zyrtarë amerikan për LA Times. Presidenti Obama ende nuk i ka autorizuar avionët telekomandues në Siri, dhe një gjë e tillë as që është përmendur nga vetë presidenti.

Qendra e Antiterrorizmit brenda CIA-s, e cila udhëhoqi programin për vrasjet në Jemen dhe Pakistan kohët e fundit zhvendosi disa oficerë që ishin udhëheqës të misionit të dronëve në këto vende.
Përpjekja CIA-s, përfshijnë grumbullimet e dosjeve të hollësishme mbi kërcënimet e mundshme për “lidhje të dyshuara me Al Kaedën”. Agjencia Amerikane CIA po punon ngushtë me Arabinë Saudite, Jordanin dhe shërbime të tjera rajonale të spiunëve aktiv në Siri.
Disa ish-zyrtarë të CIA-s shprehën skepticizëm në lidhje me idenë e përdorimit të dronëve në Siri, pasi nuk ka asnjë dëshmi se kryengritësit siriane të përbëjë një kërcënim për SHBA-të.
Ndërkohë një Gjykatë e Apelit në SHBA vendosi të premten se CIA duhet të japë një përgjigje të plotë në një padi të ngritur nga Bashkimi i Lirive Civile Amerikane duke i kërkuar CIA-s të dhëna në lidhje me sulmet vdekjeprurëse të dronëve në Pakistan dhe Jemen.
Marrë nga Los Angeles Times/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit