9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SHBA-të heqin ndalesat ndaj Bahrejnit për ndihma në fushën e sigurisë

Më të lexuarat

Forcat e sigurisë të Bahrejnit kanë tejkaluar kompetencat në përdorimin e forcës gjatë protestave një-mujorëshe në fillim të vitit 2011, kur 24 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën
 
Administrata e SHBA-ve ka vendosur të heqë ndalimin e Bahrejnit për ndihma në fushën e sigurisë, e cila hyri në fuqi pasi qeveria e mbretërisë kishte kryer sulme mbi demonstruesit në vitin 2011.

Forcat e sigurisë të Bahrejnit kanë tejkaluar kompetencat në përdorimin e forcës gjatë protestave një-mujorëshe në fillim të vitit 2011, kur 24 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.
 
Zyrtari amerikan, John Kirby tha dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën vendimin për heqjen e embargos ndaj Bahrejnit për ndihma në fushën e sigurisë.
 
“Edhe pse mendojmë se situata e të drejtave të njeriut në Bahrejn nuk është e kënaqshme, besojmë se është e rëndësishme për të dërguar një mesazh qeverisë të Bahrejnit që ka bërë progres në drejtim të reformave në fushën e të drejtave të njeriut dhe pajtimit”, tha Kirby.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit