Se Lëvizja Vetëvendosje ka raporte të ftohta me ndërkombëtarët, është një çështje që është diskutuar në vazhdimësi .
Anëtarë e aktivistë të ksaj lëvizje, kanë kundështuar dhe vazhdojnë të kundështojnë secilin sygjerim që mund të vijë nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, me arsyetimin se këta të fundit kanë cenuar sovranitetin e vendit që nga paslufta dhe shpallja e pavarësisë së vendit.
Mirëpo, Visar Ymeri tash kryetar i Vetëvendosjes, ka shkuar edhe më larg. Ai ka thënë se ndërhyrja e forcave të NATO-sdhe ndihma e shtetit amerikan është bërë me interesa gjeostrategjike.
Kështu Ymeri ka “harruar” solidaritetin e popullit amerikan e në veçanti të Presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton, i cili ndihmoi Kosovën për të dalë njëherë e përgjithmonë, nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.
“Unë konsideroj që bombardimi që bënë Ndërkombëtarët dhe Perëndimi në vitin 1999 kundër Serbisë u bë i mundshëm për interesa gjeostrategjike që mundë t’i kenë pasur shtetet e Perëndimit dhe në veqanëri SHBA-të “, ka deklaruar Ymeri.
Kjo deklaratë e tij mund të dëgjohet gjatë një dokumentarii cili flet për ish Jugosllavinë. Deklaratëne Ymerit mund ta dëgjoni tek minuti 1:13./kohaislame