-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHBA-të duhet të tërhiqen nga bota arabe

Më të lexuarat

Para vetëm dhjetë vitesh, në qershor të vitit 2005, Condolezza Rice ka vizituar Kajron dhe ka mbajt një fjalim të cilin State Departamenti e ka paralajmëruar si prezantim të rëndësishëm të politikës së jashtme. SHBA-të në ”60 vitet e fundit në Lindjen e Afërt janë përpjekur të vendosin stabilitetin në dëm të demokracisë, por nuk arritëm as njërën as tjetrën”  ka deklaruar sekretarja amerikan e shtetit. Por  ka vazhduar neve ” po e ndryshojmë drejtimin”. Tani do të përkrahim përpjekjet demokratike të të gjithë popujve”. Pasi që këto fjalë kanë ardhur nga diplomatja kryesore e fuqisë së madhe imperiale, refuzimi arrogant i stabilitetit ishte i habitshëm. Çelësi i suksesshëm i udhëheqjes së perandorisë shtrihet në mbajtjen e stabilitetit. Përveç kësaj, edhe pse stabiliteti i Lindjes së Afërt  në disa dekada të fundit mund të llogaritet i pasigurt, ajo nuk është diç që duhet ashtu të refuzohet. Në përgjithësi kufijtë kanë mbetur me vlerë. Regjimet të cilët janë vendosur në pushtet  janë ngulitur. Në shumicën e rasteve ndryshimet e pushteteve kanë ndodhur në rregull dhe në paçe. Edhe pse gjasat për luftë kanë qenë të pranishme, rastet e konflikteve ndërshtetërore kanë qenë të pakta dhe afat shkurtra, përveç luftës në mes Irakut dhe Iranit. Rajoni në asnjë mënyrë nuk ishte i “qetë”. Lindja e Afërti ishte fuqi baruti. Por me kombinimin e artit, fatit dhe mëshirës së Zotit, fuqia e barutit nuk ka eksploduar. Shkurt kur Rice ka dhënë atë deklaratë dramatike, duke premtuar se në mënyrë radikale do ta ndryshojë drejtimin politik, ka mund të jetë edhe më keq. Situata e tanishme është e keqe. Cinikët në atë kohë e kanë refuzuar fjalimin e Rices si arsyetim i mëvonshëm për luftën në Irak, të cilin SHBA-të e kanë nisur dy vjet më herët.
 
Pasi që është zbuluar se me të vërtetë nuk kanë ekzistuar arsyet e administratës së Bushit për nisjen e asaj lufte, arsenali i armëve për shkatërrim masiv të Sadam Huseinit dhe bashkëpunimi i tij me Al Kaidën, SHBA-të kanë dashtë të sajojnë arsyen e re për kaosin të cilin e ka krijuar në atë shtet. Agjenda e ashtuquajtur për liri ka shërbyer këtij qëllimi. SHBA-të tani ka pretenduar se promovon ndryshimet demokratike gjatë gjithë botës islame. Plotësisht është e pavend “pretendimi se stabiliteti është në varësi të demokracisë”, dhe nuk ka qenë reale. Me aktin e invazionit të Irakut SHBA-të e kanë kall fitilin me të cilin fuqia e barutit ka eksploduar gjer në qiell. Akoma është herët të caktohet se kur do të bijnë të gjithë pjesët e saja. Por nuk është herët të përcaktohet se epoka e Perandorive në Lindjen e Afërt tani ka përfunduar. Pas Luftës së parë botërore, pasi që e ka sajuar shkatërrimin e Perandorisë Osmane, Britania e Madhe(së bashku me Francën, aleatin e saj) ka krijuar rendin e ri perandoriak i cili ka  zgjat mezi gjysmë shekull. Me tërheqjen e Britanisë së Madhe ” në lindje të kanalit të Suecit” viteve gjashtëdhjeta, kjo ka shënuar shpërbërjen e saj. Londra më nuk ishte e fuqishme aq që të mbaj pozitën në Lindjen e Afërt, dhe me kujdes është tërhequr. Në vend të kësaj, SHBA-të kanë krijuar rendin e ri imperial në themel të një varg të koalicionesh të ndryshueshme. Në periudha të ndryshme, Arabia Saudite, Irani, Iraku, Egjipti dhe Izraeli kanë luajt rol të rëndësishëm. Ky rend poashtu ka zgjat gati gjysmë shekull. Shpërbërja e këtij rendi daton nga dhjetori i vitit 2011 kur forcat amerikane janë tërhequr nga Iraku. Fuqia e SHBA-ve edhe në këtë shtet nuk ishte e mjaftueshme të realizojë premtimin e Agjendës për liri. Agjenda për liri ka imagjinuar që SHBA-të posedojnë kapacitete, e cila matet kryesisht në forcën ushtarake të saj, të largoj një rend të cilin vetë SHBA-të e kanë sajuar dhe të ndryshojnë me tjetrin i cili atyre iu përgjigjet më tepër. Ai projekt nuk ka pas sukses në Irak. Në Washington tek duhet të kuptojnë pasojat e këtij dështimi, i cili kryesisht del nga keq përdorimi i pamatur i forcës ushtarake. Stabiliteti i kufizuar të cilin Rice e ka trajtuar me aq përbuzje sot në  të vërtet është zhduk, sikurse tregojnë qartë ngjarjet në rajon, nga Libia, nëpër Jemenin, Sirinë dhe Irakun. Por akoma si përgjigje në kaosin të cilin e kanë inkurajuar Rice dhe kolegët e saj, kryetari amerikan Barack Obama pret që forcat ushtarake amerikane direkt apo nëpërmjet ndërmjetësve , në njëfarë mënyre të mund të rikthejnë njëfarë paçe të brishtë, sado ajo të jetë e pjesshme dhe jo e përsosur. Obamës duhet atribuar atë që ka mësuar një mësim të rëndësishëm nga ish paraardhësi i tij, dërgimi i ushtarëve amerikan që të sulmojnë dhe të okupojnë shtete në hapësirën e gjerë të Lindjes së Afërt është ide budalla. Atë duhet fajësuar se nuk e ka mësuar mësimin e rëndësishëm, se intervenimet ushtarake në atë pjesë të botës janë inherente dhe kundër produktive. Sulmet ajrore, sulmet me drona, sulmet cybernetike, forcat për operimet speciale të dërguara për këshillim, apo stërvitje apo vrasje, kurrgjë nuk do të jetë e mjaftueshme që SHBA-të të përballen me forcat anarkike të cilët vet i ka lëshuar nga zinxhiri. Amerikanët kanë tendenca që për historinë të mendojnë si për një varg problemesh të cilët SHBA-të janë të thirrur të zgjidhin. Ky është perceptimi i gabuar. Më afër është të mendosh për historinë sikurse për tragjedinë. Në Lindjen e Afërt , tragjeditë ndodhin para nesh. Të mendosh se fuqia amerikane mund të përmirësojë situatën do të thotë nënshtrimi iluzioneve të mëdha. Arsyeja kërkon që vetë SHBA-të, fuqia e fundit perandorake, të tërhiqet para se të shkaktojë edhe më shumë dëme.

Andrew Bacevich

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit