0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

SHBA-të dhe Shqipëria kërkojnë ta shpërbëjnë Maqedoninë..!?

Më të lexuarat

Savash VELIU
 
Kjo mbase mund të ndodh fare leht me gjasë duke filluar nga dështimi i Greqisë në bisedimet me anëtaret e saj në UE, si një preteks i planifikuar për nisjen e ridizajnimit të kufijve Ballkanas, gjë të cilën e kam paralajmëruar muaj më parë.    
 
Kjo ndoshta tregon se prej nesër mund të fillojnë ndryshimet radikale qoft në  të mirë apo në të keq. Ky skenar mund të ndodh duke i falimentuar me kollapse financiare shtetet brenda Unionit të vet ose duke kordinuar konflikte me përmasa të kontrolluara në të !!??       
 
Por hiq më e mirë nuk është situata në skenën ballkanase ku shumë indikacione qëndrojnë si shenja të qarta rrugore duke paralajmëruar në  gjërat rreth nesh që të shqetsojnë dhe të friksojnë për çdo moment nga   mendimet e drejtuara të popujve qëllimisht në shumë kahje e akse të së dukshmes dhe të padukshmes, që është akt i luftës specialo-psikologjike që fsheh pas vete strategjitë me qëllime të caktuara, është gjendje të cilën mund ta deshifroj vetëm dizajnuesi i saj i djallëzuar.   
 
Njerëzit këto gjëra i hetojnë dhe i kuptojnë, por mundësia e konstatimit dhe deklarimit është e pamundshme dhe e vështir për të saktësuar se çka po servohet nga kuluarët e Fuqive të Mëdha, për fatin e popujve ballkanas?!    
 
Thuhet se, Konfliktet e fundit në Ballkan janë rezultat i politikës së SHBA-ve, e cila kërkon që të neutralizojë popujt sllavë, për të zbehur ndikimin rus në Ballkan. Sapo Kosova të anëtarësohet në OKB, shqiptarët në Maqedoni, në Sërbinë Jugore, në Malin e Zi dhe në Greqinë veriore do të organizojnë kryengritje për ta shpërbërë Maqedoninë e cila qëllimisht është e lënë nën emrin “FYROM”. Është e vetmja Republikë nga ish republikatë jugosllave e lënë pa emërim decid dhe pa status të qart politik.  
 
Kanceri i Maqedonisë është urrejtja mes etnive, dhe në radhë të parë mes atyre dy kryesoreve, maqedonase dhe shqiptare. Ajo vazhdonë me qenë një çakmak në fuçinë e Ballkanit, akoma plot barut urrejtjeje nacionaliste. Duhet vetëm një dorë, një shkëndijë që ajo të shpërthejë! E kjo kur i ka munguar Ballkanit?
 
Ndoshta Perëndimi i mbështet këto plane për të dobësuar serbët, të cilët do të dalin përfundimisht nga orbita ruse?!
 
Gjithashtu, SHBA-të kërkojnë që të ndërtojnë baza ushtarake në Ballkan dhe për momentin, vetëm Shqipëria mund t’ua ofrojë një gjë të tillë.
 
Ndërkohë që është kërkuar hetim ndërkombëtar për Kumanovën, ky hetim mund të nxjerrë fajtore policinë maqedonase dhe kaq do të mjaftojë që të plasin kryengritjet. Shqiptarët do të vazhdojnë të provokojnë derisa të bëhet gjendje lufte në Maqedoni, që do t’i ushtrojë më shumë presion Nikolla Gruevskit.
 
Mjafton të vriten disa shqiptarë dhe UÇK-­ja do të riformohet sërish. Komuniteti ndërkombëtar do t’i kërkojë paqe Gruevskit me kryengritësit dhe ky i fundit do të ketë të pamundur ta vendosë atë. Kaq do të mjaftojë që të përsëritet skenari i Kosovës me Sërbinë. Në këtë mënyrë do të formohet një tjetër shtet shqiptar “kukull” pro-amerikan në Ballkan !
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit