-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

ShBA – Siria mund të goditet sërish

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Sipcer bëri të ditur se ndaj Sirisë do të mund të organizohen sulme të reja.

“Siria mund të goditet sërish”.

Kjo deklaratë erdhi nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Sipcer bëri të ditur se ndaj Sirisë do të mund të organizohen sulme të reja.

Gjatë një konference për shtyp zëdhënësi Sipicer tha që “Në qoftë se ju përdorni armë kimike ndaj foshnjave, bomba fuçi ndaj njerëzve të pafajshëm atëherë do të merrni edhe përgjigjen e duhur nga ky president (Donald Trump). Prioriteti i ShBA-së në Lindjen e Mesme është organizata terroriste DAESH, mirëpo nuk mund ta paramendojmë një Siri stabile dhe të sigurt me udhëheqjen e Esadit”.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njoftoj se në sulmet me raketa të ndërmarra më 6 prill ndaj bazës ajrore të regjimit të Esadit në Shajrat të Sirisë janë shkatërruar 20% të avionëve të regjimit.

Në një deklaratë me shkrim Mattis shkruan se “Presidenti Donald Trump urdhëroi hedhjen e një hapi të tillë për të penguar sulme kimike në të ardhmen dhe për të treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të heshtin deri sa Esadi vret njerëzit e pafajshëm me armë kimike, për të cilat kishte deklaruar se janë shkatërruar dhe përdorimi i të cilave janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Mattis gjithashtu tërhoqi vëmendjen se goditja e bazës ajrore e regjimit të Esadit me raketa Tomahawk është një kundërpërgjigje proporcionale ndaj sulmit të regjimit me armë kimike ndaj Han Shejhun të Idlibit.

“Baza ajrore Shajrat ka humbur aftësitë e saj për furnizim dhe armatim, ndërsa përdorimi i pistave në këtë pikë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe ushtarake”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Mattis paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike në të ardhmen nga ana e regjimit do të jetë një veprim i pamenduar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit