Shkalla e natalitetit në SHBA në vitin 2018 ka qenë në nivelin më të ulët gjatë 32 viteve të fundit.
Sipas raportit detajor të cilin e publikoi Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, është rritur numri i nënave të moshës 20 dhe 40 vjeçare.
Në SHBA vitin e kaluar kanë lindur gjithsej 3.788.235 foshnje, ndërsa shkalla e natalitetit ka qenë më e ulët për 2 për qind në raport me vitin 2017.
Sipas rezultateve të raportit, shkalla e lindjeve në mesin e personave të grupmoshës prej 15 deri në 19 vjeç vitin e kaluar ka qenë më e ulët për 7 për qind në krahasim me vitin 2017.
Po ashtu është zogëluar shkalla e lindjeve në mesin e grave të grupmoshës prej 20 deri në 24 vjeç si dhe në mesin e personave të grupmoshës 25-29.
Në grupmoshën 35-39 është rritur shkalla e lindjeve me 1 për qind, ndërsa në kategorinë prej 40 deri në 44 vjeç shkalla e lindjeve është rritur me 2 për qind./AA