1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

SHBA – Senati konfirmoi Chuck Hagel si sekretar të mbrojtjes

Më të lexuarat

Z. Hagel, një republikan i cili ka shërbyer si senator, u përball me kritika nga ish-kolegët e tij.

Senati amerikan konfirmoi Chuck Hagel si sekretar të ardhshëm të mbrojtjes.

Senati e miratoi emërimin të martën në një votim 58-41.

Veprimi erdhi disa orë pasi Senati votoi për t’i dhënë fund debatit mbi emërimin, duke hapur rrugën për konfirmimin në Senatin e kontrolluar nga demokratët.

Z. Hagel, një republikan i cili ka shërbyer si senator, u përball me kritika nga ish-kolegët e tij.

Republikanët në Senat e shtynë një votim të plotë gati dy javë më parë, duke ngritur shqetësime në lidhje me pikëpamjet e tij mbi Lindjen e Mesme dhe madhësinë e arsenalit bërthamor amerikan.

Republikanët e kritikuan z. Hagel si tepër të butë ndaj Iranit dhe shumë kritik ndaj Izraelit, dhe sepse në vitin 2007 kishte kundërshtuar shtimin e trupave amerikane në Irak.

Pavarësisht kritikave, republikanët në Senat thanë të hënën se do të tërhiqeshin nga bllokimi i procesit të emërimit.

Presidenti Barak Obama e vlerësoi konfirmim, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara do të kenë sekretarin e mbrojtjes që vendi ka nevojë dhe udhëheqësin që trupat meritojnë.” Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë e quajti z. Hagel – ish-ushtarin e dekoruar të këmbësorisë – një patriot amerikan./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit