-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

SHBA: Romney zhvilloi takimin e parë fondë – mbledhës me shqiptaret

Më të lexuarat

Kandidati Republikan Mitt Romney në New York City, javën e kaluar zhvilloi një takim fondesh në New York Marriott Marquis hotel . Në takimin fondmbledhës në qytetin e New York morën pjesë më shumë se 200 veta si dhe një grup shqiptarësh erdhi për të mbështetur atë të enjten, 26 prill në New York City – Grupi i shqiptarëve udhëhiqej nga ish kongresisti Republikan i New Yorkut, Joseph J. DioGuardi dhe disa anëtarë të Bordit Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, duke përfshirë biznesmenë të suksesshëm z. Zyhdi Karagjozi, z Zef Balaj, z Gjergj Dedvukaj, z Agim Aliçkaj dhe z. Rifat Mehmeti .

Veprimtarët e komunitetit shqiptarë, nga LQSHA, në takim me ish -guvernatorin Mitt Romney, kandidatin e ardhëshëm Republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmuan mbështetjen e tyre për këtë fushat të tij
Komuniteti shqiptar në SHBA po bën fushatë te dyzuar Kështu ata po kontribojnë për të dy kandidatët për president të SHBA në këtë cikël zgjedhor, pa “ndikime” Republikane apo Demokrate. Ata po marrin pjesë në këto takime me fonde financiare duke kontribuar me para, si për kandidatët nga Partia Republikanë Mitt Romney, ashtu si dhe për kandidatët nga Partia Demokrate, Presidenti Barak Obama, por edhe për kandidatë në Kongres, Senat apo edhe në zgjedhjet në nivel më të ulët lokal e shtetror.
Kreu i lobit shqiptarë Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane Joe DioGuardi është i dallueshëm për fushata të tilla elektorale në SHBA, të drejtuara prej tij me shqiptarët, pasi ai ishte udhëheqësi i parë i lobit shqiptar në SHBA duke lobuar për çështjen shqiptare. Puna e tij me lobin shqiptar, gjatë këtyre dy dekadave të fundit ka qenë shumë efektive, veçanërisht në demokratizimin e Shqipërisë pas 50 viteve të sundimit komunist, dhe në 10 vjeçarin e fundit në atë të çlirimit, të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai ka bërë një punë të madhe në shumë çështje të tjera shqiptare, sidomos për atë të problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës dhe në Çamëri.
Ky ishte ndoshta takimi i parë i kandidatit Republikan për President Mitt Romney, me komunitetin shqiptarë në SHBA. Ku sipas bashkëbiseduesve në këtë takim, shqiptarët i kërkuan kandidatit Republikan Mitt Romnney të njihet më shumë me çështjen shqiptare. DioGuardi foli për shqiptarët dhe kontributin e tyre në Shtetet e Bashkuara ndërsa i orfojë atij mbështetjen e këtyre veprimtarve nga LIQSHA./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit