-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

SHBA reagon ndaj kërcënimit të talebanëve për sulme

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Shtetit, pas deklaratës së talebanëve se do të realizojnë sulme të reja në Afganistan, dha mesazhe mbështetëse për qeverinë afgane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se “Talebanët, të cilët deklaruan se do të realizojnë sulme verore, me këtë hap kanë miratuar se çdo vit po shkatërrojnë mijëra jetë në Afganistan”.

Në deklaratë ku jepen mesazhe mbështetëse për qeverinë e Afganistanit thuhet se: “SHBA-ja si përgjigje kundër talebanëve qëndron pranë popullit afgan. Mbështesim forcat e sigurisë afgane të cilat qëndrojnë kundër talebanëve dhe grupeve terroriste.

Talebanët duhet t’i ndryshojnë plumbat dhe bombat me vota dhe duhet të themelojnë zyre. Duhet të përdorin vota. Iu bëjmë thirrje liderëve afganë që nga rajonet e sigurta të shteteve të huaja të kthehen në shtetet e tyre dhe dëshirojmë që ata të punojnë për të ardhmen e Afganistanit. Dhuna më e madhe nuk do të sjellë paqe dhe siguri për Afganistanin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit