Qindra persona mbushën sot rrugët e Nju-Jorkut për të protestuar kundër pushtetit ushtarak egjiptian me rastin e 25 janarit, përvjetorit të 4-t të revolucionit në Egjipt.
Protesta e Nju-Jorkut tuboi qytetarë nga disa shtete të SHBA-ve. Manifestuesit mbanin në duar flamuj egjiptianë, fotografi të viktimave të demonstratave në Egjipt dhe pankarta me simbolin “Rabia”.
Gjatë protestave u dëgjuan edhe thirrje kundër Presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi.
Në mesin e shumë amerikanëve, e pranishme në protestë ishte edhe presidentja e Qendrës për Paqe “Gandhi”, Missy Crutchfiled, e cila përcolli mesazhin se revolucioni i 25 janarit ishte një revolucion paqësor për liri.
Kjo protestë në Nju-Jork u mbështet edhe nga përfaqësues të komunitetit turk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët valëvitën flamuj të Turqisë.
Mucahit Oktay, një nga themeluesit e Platformës Gjithçka për Turqinë, deklaroi se turqit mbështesin plotësisht luftën për demokraci në Egjipt.
Duke përsëritur sloganin “Bota është më e madhe se pesë”, Oktay nënvizoi se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është lideri i vetëm botëror që ka refuzuar të marrë pjesë në një darkë në selinë e OKB-së, për vet faktin se i ftuar në të ishte dhe Presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, arkitekt i grushtit të shtetit egjiptian, në vitin 2013. /trt/kohaislame