0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SHBA-presidencialet, Obama kryeson pas debatit të dytë

Më të lexuarat

HEMPSTEAD- Barack Obama, i cili kaloi menjëherë në sulm për të rimarrë avantazhin ndaj kundërshtarit të tij republikan, arriti të fitonte më shumë pikë, gjatë debatit të dytë televiziv, tre javë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Sipas sondazheve të fundit, rreth 46 për qind e personave të pyetur mbështesin presidentin, ndërsa 39 për qind mbështesin republikanin Romney.

Obama, i vendosur të fitonte këtë përballje pas dështimit në debatin e parë në Denver, më 3 tetor, arriti të kryesonte.

Që nga fillimi i debatit, Obama akuzoi ish-guvernatorin e Massachusetts se favorizonte të pasurit.
Një nga momentet vendimtare ishte çështja në Libi, pas vdekjes së ambasadorit amerikan në një sulm në Bengazi, më 11 shtator. Pëballja mes dy kandidatëve zgjati pak më tepër se 90 minuta në Universitetin Hofstra në Hempstead, Nju Jork. Sot Obama dhe Romney rifillojnë fushatën respektivisht në Iowa dhe Virxhinia. Debati i tretë dhe i fundit do të zhvillohet më 22 tetor në Boca Raton, Florida.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit