3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA pranon opozitën siriane si përfaqësuese legjitime

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij ka vendosur të njohë grupin kryesor të opozitës siriane si “përfaqësues legjitim” të popullit të Sirisë.

Ky hap do të thotë se Uashingtoni nuk njeh më regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë bërë thirrje Assadit të lërë pushtetin.

Obama, duke folur në një intervistë për televizionin amerikan “ABC News”, ka thënë se Këshilli i Opozitës Siriane “është mjaft përfshirës, ka përfaqësues nga një gamë e gjerë e fraksioneve siriane dhe meriton legjitimitetin ndërkombëtar”.

Obama po ashtu ka thënë se ky Këshill duhet të veprojë me përgjegjësi dhe të respektojë të drejtat e grave dhe minoriteteve.

Komentet e presidentit amerikan vijnë para takimit të sotëm në Marok, ku Uashingtoni dhe aleatët e tij pritet të diskutojnë për mbështetjen e mëtejshme të opozitës siriane.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Regjimi i Assadit ka shtypur dhunshëm kundërshtarët dhe aktivistët thonë se mbi 40,000 persona kanë humbur jetën në trazira./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit