Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka mbështetur një plan, i cili parasheh ofrim të armatimit për luftëtarët opozitar në Siri, ka thënë gjenerali Martin Dempsey në seancën e komitetit të Senatit të enjten.
Ofrimi i armatimit për rebelët kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ka qenë temë e një debati brenda administratës shtetërore.
Shqetësimet rreth armatosjes së grupeve që kanë lidhje me Al-Kaidan, kanë kufizuar gatishmërinë amerikane për ndihma humanitare. Presidenti Obama disa herë më parë e ka përsëritur se ai dëshiron të shohë një zgjidhje politike dhe jo ushtarake, të krizës në Siri.