8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SHBA përshëndet vendimin e Serbisë për takimet rajonale

Më të lexuarat

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Mary Warlick, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Serbisë, me të cilin rregullohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të saj në takimet rajonale ku janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kosovës, dëshmon se Beogradi po kërkon mënyrën për të bërë përparim në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Prishtinën.

“Shpresojmë se ky do të jetë hap përpara në pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë në takimet rajonale. Ne e përshëndesim këtë”, ka thënë Warlick para gazetarëve në Kralevë, raporton Rel.

Sipas udhëzimit të nxjerrë të dielën në Beograd, Kosova, në tubimet rajonale, do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por që nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Të dyja palët kanë interpretuar ndryshe marrëveshjen, duke bërë që përfaqësuesit e Serbisë shpesh të braktisin organizimet ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit kosovarë. Marrëveshja parasheh përfaqësimin e Kosovës me fusnotë, e cila përfshin mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit