2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SHBA: Përqindje rekorde e ngacmimeve seksuale në ushtri

Më të lexuarat

Raportimet për rastet e ngacmimeve seksuale në ushtrinë amerikane janë rritur në një nivel të paprecedentë prej 46 përqind, gjatë vitit të fundit fiskal, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve AP, njofton se nuk ka qenë e mundur të dihet nëse rritja e numrit, nënkupton rritje të numrit të rasteve, rritje të numrit të raportimeve, apo të dyja bashkë.

Departamenti i Mbrojtjes e ka komentuar përqindjen si sinjal që njerëzit kanë nisur të kenë më shumë vetëbesimin në raportimin e rasteve të tilla, tani që janë bërë përparime në sistemin ushtarak të raportimit të ngacmimeve.

Pavarësisht, të dhënave zyrtare, Pentagoni e pranon se numri real i rasteve të ngacmimeve seksuale, mund të jetë disa herë më i lartë se sa ai që raportohet.

Të dhënat e reja vijnë vetëm pak javë para se Senati amerikan, të shqyrtojë një propozim për të ndryshuar sistemin ushtarak të drejtësisë, i cili trajton rastetet e ngacmimeve seksuale./botasot/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit