0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA përpiqet t’i ripërtrijë raportet me Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Sekretari i Shtetit John Kerry ndodhet në Arabinë Saudite për bisedime me Mbretin Abdullah lidhur me luftën civile në Siri dhe negociatat mbi programin bërthamor të Iranit. Këto çështje po stresojnë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite:

Kerry shpreson të riparojë marrëdhënet mes Uashingtonit dhe Riadit pas mospajtimeve lidhur me Sirinë dhe Iranin.

Arabia Saudite nuk pranoi muajin e kaluar një vend në Këshillin e Sigurimit në shenjë proteste ndaj atyre që i ka cilësuar si “standarde të dyfishta” lidhur me paaftësinë e OKB-së për të vepruar në Siri, ku Bashar al-Assad mbështetet nga udhëheqësit shiitë të Iranit.

Arabia Saudite, e cila mbështet kryengritësit që luftojnë kundër qeverisë, u zhgënjye kur Uashingtoni tërhoqi kërcënimet për goditje pas njoftimit për sulm kimik nga autoritetet siriane, duke zgjedhur planin amerikano-rus për të shkatërruar stoqet kimike.

Në komentet për gazetarët dje në Kajro, para udhëtimit për në Riad, Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë synime të përbashkëta në Siri.

“Disa vende në rajon donin që Shtetet e Bashkuara të ndërmerrnin një veprim të caktuar në Siri, ne bëmë diçka tjetër. Këto janë dallime lidhur me një taktikë specifike, por nuk përbëjnë dallim në synimet themelore të politikave tona”.

Kerry tha se Uashingtoni dhe Riadi po punojnë drejt një qeverie tranzicioni në Siri, në të cilën nuk përfshihet Presidenti Assad.

Udhëheqësi sirian kërkon që Irani të përfshihet në bisedimet lidhur me autoritetin e përkohëshëm. Zyrtarët amerikanë thonë se ia kanë bërë të qartë aleatëve sauditë se Uashingtoni do të kundërshtojë përfshirjen e Iranit, nëse Teherani nuk bie dakord më parë mbi parimet bazë të autoritetit të qeverisë tranzitore.

Udhëheqësit sauditë janë të shqetësuar nga përpjekjet ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor iranian. Arabia Saudite ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Iranit në bisedime me grupin 5+1. Qeveria e re iraniane po punon për të lehtësuar sanksionet dërrmuese që u vendosën si pasojë e dyshimeve të Perëndimit se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

Kerry tha se administrata Obama i kupton shqetësimet për sigurinë në rajon si pasojë e Iranit dhe është e angazhuar ndaj aleatëve të saj të rëndësishëm në Lindjen e Mesme:

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjerë. Ne nuk do të lejojmë që këto vende të sulmohen. Do të qëndrojmë përkrah tyre”.
Arabia Saudite po ndihmon gjithashtu për të financuar qeverinë e përkohëshme të Egjiptit, së cilës Shtetet e Bashkuara i pezulluan ndihmat ushtarake si rezultat i dhunës që pasoi grushtin e shtetit kundër udhëheqësit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kerry ka vizituar dy herë Arabinë Saudite si Sekretar Shteti, por është hera e parë që do të takohet me Mbretin Abdullah që kur mori rolin e kryediplomatit amerikan./voa/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit