Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara në Siri kanë ngritur akuza të tjera për ekzekutime, pasi u gjetën 13 trupa të lidhur, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se vazhdimi i vrasjeve në vendin e pëfshirë nga dhuna do të sjellë ndërhyrjen ushtarake nga jashtë.
Vrasjet më të fundit ndodhën në provincën verilindore Deir el-Zour, ku trupat e gjetur të martën vonë i kishin sytë të lidhur dhe duart të lidhura nga mbrapa. Në një komunikatë të Kombeve të Bashkuara thuhet se disa nga të vdekurit duket se ishin qëlluar në distancë të afërt. Shefi i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara, Robert Mud, tha se është “thellësisht i shqetësuar nga ky akt i urryer dhe i pajustifikuar”.
Pas publikimit të lajmit për ekzekutimet, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Suzën Rajs, tha se një koalicion vendesh mund të jetë i detyruar të marrë masa, nëse plani i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, dështon plotësisht. Kjo është një deklaratë e qartë që lë të kuptohet se bëhet fjalë për ndërhyrje ushtarake.
Ambasadorja Rajs doli nga një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit dje dhe u tha gazetarëve se skenari më i mundshëm në rastin më të keq është një krizë e madhe në Siri dhe në rajon.
“Ky po kthehet në një konflikt të mirëfilltë, ndërkohë që armët po hynë në vend nga të gjitha anët. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe të komunitetit ndërkombëtar kanë vetëm opcionin nëse do të marrin masa jashtë planit Anan dhe autoritetit të këtij Këshilli”.
Ambasadorja Rajs tha se gjendja është përshkallëzuar në një shkallë të atillë që 15 vendet e Këshillit të Sigurimit janë përpjekur ta shmangin, duke mbështetur planin e paqes të të dërguarit të OKB-së për paqen në Siri, Kofi Anan.
Vendi i takon tani qeverisë siriane, tha ajo, nëse do të përmbushë angazhimet ndaj planit të paqes. Nëse Siria nuk e bën atë, tha më tej ajo, Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri. Lidhur me sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Sirisë, zonja Rajs tha se gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, u paraqitën pikpamje të ndryshme, ku disa vende u shprehën me skepticizëm, ndërsa disa të tjara thanë se sanksionet duhet të ishin vënë në zbatim shumë kohë më parë.
Rusia është mes atyre vendeve që i shikojnë me skepticizëm sanksionet. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, u tha gazetarëve se sanksione të njëanëshme janë në fuqi kundër Sirisë dhe se qendrimi i atij vendi ndaj sanksioneve të OKB-së vazhdon të jetë negativ. I pyetur për komentet e zonjës Rajs për mundësinë e veprimeve jashtë autoritetit të Këshillit të Sigurimit, zoti Çurkin theksoi se është i domosdoshëm zbatimi i planit Anan nga të gjitha palët, qeveria, opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.
“Nëse ai nuk jep rezultat, nuk është e nevojshme që të më citoni kolegen time amerikane për të theksuar rëndësinë e asaj deklarate. Prandaj unë e kam thënë prej muajsh se gjendja në Siri mbart potencalin e acarimit të thellë jo vetëm në atë vend, por në gjithë rajonin”.
Këshilli i Sigurimit pret të dëgjojë një raport të zotit Anan javën e ardhëshme për bisedimet e tij në Lindjen e Mesme. Kofi Anan u largua dje nga Siria dhe shkoi për bisedime me zyrtarët jordanezë. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se i dërguari ndërkombëtar nuk mori ndonjë garanci nga qeveria siriane për zbatimin e planit të paqes.
Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara në Siri kanë ngritur akuza të tjera për ekzekutime, pasi u gjetën 13 trupa të lidhur, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se vazhdimi i vrasjeve në vendin e pëfshirë nga dhuna do të sjellë ndërhyrjen ushtarake nga jashtë.
Vrasjet më të fundit ndodhën në provincën verilindore Deir el-Zour, ku trupat e gjetur të martën vonë i kishin sytë të lidhur dhe duart të lidhura nga mbrapa. Në një komunikatë të Kombeve të Bashkuara thuhet se disa nga të vdekurit duket se ishin qëlluar në distancë të afërt. Shefi i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara, Robert Mud, tha se është “thellësisht i shqetësuar nga ky akt i urryer dhe i pajustifikuar”.
Pas publikimit të lajmit për ekzekutimet, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Suzën Rajs, tha se një koalicion vendesh mund të jetë i detyruar të marrë masa, nëse plani i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, dështon plotësisht. Kjo është një deklaratë e qartë që lë të kuptohet se bëhet fjalë për ndërhyrje ushtarake.
Ambasadorja Rajs doli nga një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit dje dhe u tha gazetarëve se skenari më i mundshëm në rastin më të keq është një krizë e madhe në Siri dhe në rajon.
“Ky po kthehet në një konflikt të mirëfilltë, ndërkohë që armët po hynë në vend nga të gjitha anët. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe të komunitetit ndërkombëtar kanë vetëm opcionin nëse do të marrin masa jashtë planit Anan dhe autoritetit të këtij Këshilli”.
Ambasadorja Rajs tha se gjendja është përshkallëzuar në një shkallë të atillë që 15 vendet e Këshillit të Sigurimit janë përpjekur ta shmangin, duke mbështetur planin e paqes të të dërguarit të OKB-së për paqen në Siri, Kofi Anan.
Vendi i takon tani qeverisë siriane, tha ajo, nëse do të përmbushë angazhimet ndaj planit të paqes. Nëse Siria nuk e bën atë, tha më tej ajo, Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri. Lidhur me sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Sirisë, zonja Rajs tha se gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, u paraqitën pikpamje të ndryshme, ku disa vende u shprehën me skepticizëm, ndërsa disa të tjara thanë se sanksionet duhet të ishin vënë në zbatim shumë kohë më parë.
Rusia është mes atyre vendeve që i shikojnë me skepticizëm sanksionet. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, u tha gazetarëve se sanksione të njëanëshme janë në fuqi kundër Sirisë dhe se qendrimi i atij vendi ndaj sanksioneve të OKB-së vazhdon të jetë negativ. I pyetur për komentet e zonjës Rajs për mundësinë e veprimeve jashtë autoritetit të Këshillit të Sigurimit, zoti Çurkin theksoi se është i domosdoshëm zbatimi i planit Anan nga të gjitha palët, qeveria, opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.
“Nëse ai nuk jep rezultat, nuk është e nevojshme që të më citoni kolegen time amerikane për të theksuar rëndësinë e asaj deklarate. Prandaj unë e kam thënë prej muajsh se gjendja në Siri mbart potencalin e acarimit të thellë jo vetëm në atë vend, por në gjithë rajonin”.
Këshilli i Sigurimit pret të dëgjojë një raport të zotit Anan javën e ardhëshme për bisedimet e tij në Lindjen e Mesme. Kofi Anan u largua dje nga Siria dhe shkoi për bisedime me zyrtarët jordanezë. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se i dërguari ndërkombëtar nuk mori ndonjë garanci nga qeveria siriane për zbatimin e planit të paqes.VOA/kohaislame