0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

SHBA nuk fyhet me mosshkuarjen e Putinit

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ndihet e fyer që presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të mos udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, për të ndjekur Samitin e G8-ës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Putini sapo është betuar në postin e presidentin dhe “është i zënë me formimin e qeverisë”.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e kupton këtë”, ka thënë Karni.
Tensionet e ndërsjella janë rritur kohët e fundit në lidhje me planet e SHBA-së dhe NATO-s për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropën Lindore. Rusia i kundërshton këto plane, duke thënë se minimizojnë aftësitë bërthamore të saj.
Moska po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë ndihmuar nxitjen e protestave kundër Putinit gjatë fushatës zgjedhore.
Obama dhe Putini pritet të mbajnë bisedime dypalëshe në qershor, në margjinat e Samitit të G20-ës në Meksikë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit