Nga Dr. Fatjona Lubonja, Ed.D
Duke ju referuar historisë së Shtetit Shqiptar (Arkiva e Shtetit, 1924), Shqipëria e viteve 1920 ishte një shtet i ri, pa përvojë në fushën studimore epidemologjike apo shëndetësore. Pavarësisht nga kjo situatë gjatë viteve 1926-1936 në Shqipëri ka pasur një iniciativë të rëndësishme nga USA, Fondacioni Rockefeller në fushën studimore, që mund të ketë qenë iniciativa më e madhe e bërë historikisht në Shqipëri e këtij lloji. Për herë të parë në Shqipëri ka patur një bashkpunim të mirëfilltë me karakter jo politik, por humultues, që solli ndryshime dhe përmirsime direkte në shëndetin e popullsisë shqiptare.
Humultimet e bëra nga studiuesit Amerikan Dr. Hackett dhe Dr. Russell në Shqipëri gjatë viteve 1926-1936 kanë qënë të rëndësishme për popullsinë shqiptare. Në ato vite Shqipëria gjendej në një periudhë të vështirë nën ndikimin e sëmundjes epidemike të malarjes ( Hackett, 1927). Fondacioni Amerikan nëpërmjet studiuesve ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e qëndrave të para humultuese, një inisiativë që rrjedhoi në formimin e sistemit shëndetsor me prioritet trajnimin e specialistëve shqiptarë. Për herë të parë në Shqipëri bëhej një investim i tillë në këtë fushë duke përfshirë investime në infrastukturë, institucione, klinika, laboratore, trainime në infermjeri dhe fellowship për doktorë specialist. Puna e bërë nga këta studiues për një dhjetëvjecar dhe nga personeli i specializuar shqiptar rrjedhoi në përmirësimin e shëndetit të poppullsise se prekur nga semundja, parandalimin dhe deri në pothuajse eleminimin e
epidemise së malarjes.
Korespodenca dhe dokumentet e mbajtura nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kanë rëndësi historike për Shqipërinë. Ato jo vetëm që pasqyrojnë vendin dhe institucionet shtetërore të atyre viteve por kanë vlera studimore për historinë e humultimeve të para të popullsisë. Ky studim ka vlera studiuese si i vetmi projekt kualitativ dhe kuantitativ me kohë të gjatë i bërë ndonjëherë nga studiues të huaj në Shqipëri. Ka qënë kërkesa e këtyre studiuesve të respektuar në botën akademike studiuese për të kryer humultime në Shqipëri duke sjellë shërbime, investime, dhe ndihmë direkte në popullsinë shqiptare.