Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një nënë adoleshente është akuzuar për mbytjen e djalit të saj disa muajsh në një vaskë. Sipas policisë nëna në fjalë kishte bërë mbi 100 kërkime në internet për mënyrën sesi të vriste fëmijën.
Nga zona e Phoenix, Jenna Folwell telefonoi policinë për të raportuar se i kishin rrëmbyer foshnjen e porsalindur nga krahët e saj, ndërsa po e vendoste në sendiljen e makinës. Ajo gjithashtu pohoi se ‘rrëmbyesi’ i kishte vendosur një qese në kokë dhe e kërcënoi se do ta vriste, shkruan shekulli.com
Policia organizoi një kërkim në zonë, por kur kontrolluan banesën e 19-vjeçares, gjetën djalin e saj të vdekur, të mbështjellë me batanije dhe të futur në një çantë. Folwell pastaj ndryshoi versionin e saj, duke pretenduar se e kishte rënë të fikët duke mbajtur djalin në vaskë dhe kur u zgjua, ai ishte mbytur shkruanin mediat amerikane.
Por kur policia kontrolloi telefonin e saj, zbuluan më shumë se 100 kërkime shqetësuese në internet. “Ajo i kishte nisur kërkimet në internet duke filluar nga mënyrat sesi të vrasësh një foshnje dhe duke përfunduar me çështje të foshnjeve të humbura,” tha policia.