4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA ndryshon taktikën në Lindjen e Mesme, bëhet me diktaturat dhe puçistët anti islam

Më të lexuarat

Zëvendësdrejtori i parë i CIA-s, Michael Morrell, deklaroi se rënia e mundshme e qeverisë së Bashar Al-Assad përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Sipas fjalëve të tij, në këtë rast Siria do të invadohet nga një numër i madh “terroristësh” të kallëpeve më të ndryshme.
Më parë autoritetet amerikane i kanë bërë vazhdimisht thirrje Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad për të dhënë dorëheqjen dhe kanë akuzuar qeverinë e tij për krime kundër popullit të vet, ndërsa duket se kjo retorikë vazhdimisht po zbutet dhe po ndryshon. 

SHBA-ja po ndryshon taktikën e veprimeve në Lindjen e Mesme

SHBA-ja po ndryshon taktikën e veprimeve në Lindjen e Mesme pas ngjarjeve në Egjipt, ku ushtarakët përmbysën “Vëllazërinë Myslimane”, mendon Drejtori i qendrës kërkimore “Jaffa” në Kajro, Rifaat Saeed Ahmed.
Kështu e komentoi ai deklaratën e fundit të Zëvendësdrejtorit të CIA-s, Michael Morell, se rënia e regjimit sirian do të rrisë kërcënimin për sigurinë e SHBA-së, ndërkohë që vetë Siria do të shndërrohet në “një fabrikë” për prodhimin e “terroristëve” për gjithë botën.
Sipas mendimit të ekspertit, pas ngjarjeve në Egjipt administrata amerikane po përpunon lëvizje të reja dhe po rishqyrton planet që të kuptojë se çfarë është dhe çfarë nuk është e dobishme për të, kush duhet armatosur dhe kush jo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit