-2.3 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

SHBA ndërpret ndihmat për Ushtrinë e Lirë Siriane

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara ndërprenë ndihmat joluftarake ndaj luftëtarëve çlirimtar në Siri. Vendimi u mor pas marrjes së një baze të “Ushtrisë së Lirë Siriane ” nga grupet që SHBA-të i konsiderojnë si “ekstremiste”, e që po ashtu luftojnë kundër regjimit të Bashar al Assad.
Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Turqi. Njoftimi erdhi pasi luftëtarët e “Frontit Islamik”, morën nën kontroll bazën e Bab al-Hawa në veri të vendit, pranë kufirit me Turqinë.
Së fundmi, ushtria e presidentit Bashar al Assad ka përparuar në disa pjesë të vendit duke rimarrë kontrollin, kjo falë edhe përçarjes së grupeve të armatosura të opozitës./mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit