0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SHBA, NBA largon “Palestinën e okupuar” nga faqja e internetit

Më të lexuarat

Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) ka larguar “Palestinën – territorin e okupuar” nga një listë e vendeve në faqen e saj zyrtare të internetit, pas një ankese nga ministrja izraelite e Kulturës dhe Sportit, Miri Regev, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një letër të enjten e kaluar për komisionerin e NBA-së, Adam Silver, Regev e quajti Palestinën “një shtet imagjinar” dhe tha se lista nuk ishte në përputhje me njohjen e fundit të Kudsit nga presidenti amerikan, Donald Trump, si “kryeqytet të Izrelit”.

Presioni nga ministrja izraelite erdhi pasi “Palestina – territori i okupuar” u shfaq në faqen zyrtare të NBA-së në mesin e një liste të vendeve ku tifozët mund të votojnë për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të SHBA-ve nga ekipet e NBA-së, për të luajtur në All-Star 2018.

“Përfshirjen e ‘Palestinës së okupuar’ në listën e vendeve që shfaqen në faqen tuaj zyrtare unë e shoh si legjitimimin të ndarjes së shtetit të Izraelit. Unë do të doja të shpreh mosmiratimin tim dhe ju kërkojë menjëherë ta largoni”, tha Regev përmes letrës së dërguar, duke pretenduar se kjo prek Izraelin dhe shumë tifozë izraelitë të NBA-së.

Duke fajësuar një palë të tretë, NBA menjëherë tha se nuk ishte përgjegjëse për formulimin e listës dhe e largoi atë. “Ne nuk prodhojmë listat e vendeve për NBA.com dhe sapo u njoftuam për atë, faqja u përditësua. Ne kërkojmë ndjesë për këtë pavëmendje dhe e kemi korrigjuar atë”, tha presidentja e NBA-së për përgjegjësi sociale, Kathy Behrens, sipas raportimeve të medias izraelite.

Regev falënderoi zyrtarët e NBA-së për largimin nga lista, duke theksuar se, “Tokat e Izraelit nuk janë të pushtuara, prandaj, ajo që ishte shkruar ishte e rreme dhe duhet të ishte fshirë”.

Më herët, këtë muaj, Trump në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë zyrtarisht njohu qytetin e kontestuar si kryeqytet të Izraelit, si dhe njoftoi planet për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Izrael nga Tel Avivi në Kuds, pavarësisht nga kundërshtimi i bashkësisë ndërkombëtare.

– Stuhi kritikash ndaj lëvizjes së NBA-së

Lëvizja e NBA-së shkaktoi një stuhi kritikash nga publiku. “Ju me të vërtetë duhet të qeshni në Amerikë, por tani Izraeli ka një kontroll të tillë që u tregon amerikanëve atë që mund të vendosin në faqet e tyre të internetit dhe amerikanët kërkojnë falje për ofendim të Izraelit”, tha Phelim Murnion, një përdorues i rrjetit social “Twitter”.

“NBA duhet të fshijë Izraelin nga liga e saj, duke qenë se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe është një regjim i aparteidit dhe pushtim ilegal”, tha Benjamin Zac, një aktivist i të drejtave të njeriut.

“Më lejoni të rregulloj këtë. Forca e fuqishme izraelite detyron NBA-në të ndryshojë faqen e saj të internetit për të pasqyruar një gënjeshtër”, tha një tjetër aktivist në rrjetin social “Twitter”.

Statusi i Kudsit është konsideruar prej kohësh çështje e statusit përfundimtar që duhet të përcaktohet në negociatat e paqes mes Izra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit