Presidenti amerikan Barack Obama vazhdimisht u bën thirrje amerikanëve që të bashkohen në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por kjo thirrje, sipas agjencisë së lajmeve Dawn, ka një prapavijë. Sipas Dawn, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë krijuar një terren të tillë për vite me rradhë. Por tani që zyrtarët federalë kanë vënë vulën e tyre mbi një kontroll të rreptë, disa myslimanë frikësohen se profilizimi i maskuar si “parandalim” mund të bëjë kompromis me liritë qytetare dhe lirinë fetare.
Ka mendime të ndryshme mes udhëheqësve muslimanë të cilët, në një anë, argumentojnë se duhet bërë më shumë për të luftuar ekstremizmin në komunitetin e tyre dhe se ky program është një mundësi historike për ta. Ndërsa të tjerë kanë frikë se programi, i cili do të mund të qarkullonte në mbarë vendin, është vetëm një tjetër mënyrë “e kamufluar” për zbatimin e spiunazhit që ka për synim komunitetin e tyre. /Mszh