Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avidgor Lieberman tha se ka marrë një mesazh direkt nga SHBA-të në të cilin thuhet se “Në qoftë se Izraeli anekson Bregun Perëndimor të cilin e mban të okupuar, atëherë do të ketë krizë me administratën e Donald Trump”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në radion izraelite, Lieberman, duke folur në hapjen e mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje në Parlamentit izraelit (Knesset), ka rikujtuar se disa deputetë izraelitë kanë bërë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor. Megjithatë, ai ka shtuar se “qeveria duhet të shpalosë haptazi se nuk ka një qëllim të tillë”.