Mbyllja e pjesërishme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara e ka prekur edhe Shtëpinë e Bardhë, ku 3 prej 4 anëtarëve të personelit, janë larguar nga detyra.
Prej 1701 nëpunësve, tash punojnë më pak se 450. Në mesin e tyre ka këshilltarë të ndryshëm, asistentë. gjellbërtës, kopshtarë, e të tjerë.
Kjo ka ndodhur për arsye se ata hyjnë në kagorinë e personelit “joesencial”.
Ndihmësit e presidentit Barack Obama po mundohen ta mbajnë ndjenjën e gjendjes normale. Por, e ashtuquajtura gjimnastikë logjistike që e drejton qendrën kryesore të qeverisë federale, me personelin e reduktuar, e ka krijuar një ndjenjë të çrregullimit të butë, raporton agjencia AP./rel