Dorëheqjet e disa bashkëpunëtorëve të ngushtë të Assad, përfshi kryeministrin Riad Hijab, tregojnë se regjimi sirian ka humbur kontrollin e vendit, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.
“Informacionet, sipas së cilave disa bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Assad përfshi kryeministrin Riad Hijab të cilët kanë dhënë dorëheqjen, janë një tregues më shumë për faktin se presidenti ka humbur kontrollin e Sirisë”, deklaroi Tommy Vietor, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
“Është e qartë se këto dorëheqje tregojnë se sirianët besojnë se ditët e Assadit janë të numëruara”, theksoi Vietor.
“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe vuajtjeve të sirianëve është që Assadi të kuptojë se sirianët nuk do të lejojnë qëndrimin e tij në pushtet”, vijoi ai.
“Ne kërkojmë konfirmimin e këtyre informacioneve. Në qoftë se kjo është e vërtetë, këto dorëheqje do të ishin një provë më shumë që regjimi i Assadit të rrëzohet”, deklaroi një zyrtar amerikan në Afrikën e Jugut, ku sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është në turne. /trt/kohaislame