Shtetet e Bashkuara, aleati i saj Jordani dhe 15 vende të tjera muajin e ardhshëm do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake që do të mbahet në mbretërinë e Jordanit, tha një përfaqësues ushtarak i Jordanisë në një deklaratë të dielën.
Kryetari i shefave të përbashkët të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Martin Dempsey, dhe homologu i tij jordanez Meshaal Zaben diskutuan për përgatitjet për ushtrimet që do të mbahen në tokë, deti dhe ajër, shtohet më tej në deklaratë.
Një deklaratë e veçantë në faqen e internetit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se ushtrimet luftarake ─ “Ushtrimi Luani i Etur 12 (Eager Lion 12)” ─ do të mbahen nga 7 maj der me 28 maj.
“Ushtrimet do të fokusohen në rritjen e kapacitetit të menaxhimit të krizave dhe teknikave për të luftuar më mirë terrorizmin,” thuhet në deklaratën e SHBA-së, duke shtuar se ushtrimet luftarake do të shohin më shumë se 8000 pjesëmarrës t’i shfaqin aftësitë e tyre.
Jordan është një përfitues i madh i ndihmës amerikane ushtarake dhe ekonomike, ëashingtoni i ka dhënë Amanit $ 2.4 miliard dollarë në pesë vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare. AFP/Kohaislame.com