-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

SHBA-ja shkeli konventën e Gjenevës, përdori bomba fosforike të bardha në Siri (Video)

Më të lexuarat

Avionët amerikanë godasin qytetin sirian me bomba fosforike të bardha të ndaluara nga konventa ndërkombëtare e Gjenevës.
Dy avionë amerikanë dje kanë bombarduar një qytet në krahinën siriane Deir Ez-Zor me bomba fosforike të bardha, duke shkaktuar zjarr masiv. Lajmi është shpërndarë nga ushtria ruse dhe mediat siriane, që sqaron se dy avionë të tipit F-15 bombarduan qytetin e Hajinit me bomba fosfori, një lëndë e rrezikshme, e ndaluar nga Konventa e Gjenevës, sipas OKB-s.

“Pas sulmeve, zjarre të mëdha u vunë re në zonë”, tha gjeneral-lejtnant rus, Vladimir Savchenko të dielën.

Mediat siriane kanë raportuar se gjatë bombardimeve amerikane kanë humbur jetën të paktën 7 civil ku 2 prej tyre kanë qenë fëmijë, shkruan Al-Ba’ath, përcjell Gazeta e Re.

Një zëdhënës i Pentagonit mohoi akuzat për sulmin me bomba fosforike të bardha.

“Në këtë kohë, ne nuk kemi marrë asnjë raportim për ndonjë përdorim të fosforit të bardhë”, tha komandanti Sean Robertson për mediat të dielën. “Asnjë nga njësitë ushtarake në zonë nuk janë të pajisura me të tilla municione”.

Ndryshe, Përdorimi i çdo municioni të zjarrtë në zonat civile të populluara u ndalua nga Protokolli III i vitit 1980 i Konventës mbi Disa Armë Konvencionale dhe SHBA ka nënshkruar protokollin në vitin 2009.

Fosfori i bardhë, megjithatë, përdoret gjithashtu për ekranet dhe sinjalet e tymit, të cilat nuk janë të ndaluara sipas Konventës. Ligji lejon që disa vende, përfshirë SHBA, të mbajnë armët e bazuara në fosfor të bardhë në arsenalin e tyre.

Ky lloj municioni kur bie në kontakt me oksigjenin prodhon nxehtësi të lartë dhe tym të bardhë. Ekspozimi ndaj fosforit të djegur shkakton djegie të thella, të cilat janë shumë të vështira për t’u shëruar, ndërkohë që tymi i tij është shumë toksik.

Akuzat e Rusisë kundër SHBA-ve vijnë pasi tensionet midis dy vendeve “vlojnë” në rajon. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për një sulm kimik që përgatitet nga grupet militante në Idlib, që thotë se do të përdoret për të justifikuar një sulm të ri amerikan kundër qeverisë siriane.

https://www.facebook.com/GizliDosya06/videos/300464217399169/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit