0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

SHBA-ja përjashton Turqinë nga sanksionet kundër Iranit

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi të hënën se Turqia është një ndër 8 vendet e përjashtuara nga embargoja kundër Iranit…

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, bëri me dije të hënën se Turqia është një ndër 8 vendet e përjashtuara nga embargoja kundër Iranit.

Mike Pompeo dhe sekretari i Thesarit Steven Mnuchin njoftuan së bashku sanksionet e reja ekonomike, të cilat, sipas administratës Trump, janë “aksioni më i madh ndonjëherë në një ditë të vetme kundër regjimit iranian”.

Vendet e tjera të përjashtuara nga masat detyruese amerikane për sa i përket importit të naftës nga Irani janë gjithashtu Kina, Greqia, India, Italia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani.

Shefi i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksoi edhe se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje bërthamore të re me Iranin, vend të cilin e quajti “një destabilizues të Lindjes së Mesme”.

Uashingtoni përfshiu në listën e sanksioneve 50 banka iraniane, mbi 700 qytetarë të këtij vendi, Linjat Ajrore Iraniane dhe 65 avionë të kësaj kompanie.

“Autoritetet iraniane duhet të ndërpresin mbështetjen e tyre për terrorizmin”, deklaroi Steven Mnuchin nga ana e tij.

Masat e reja amerikane synojnë reduktimin e shpejtë të aktivitetit ekonomik ndërkombëtar të Iranit.

Përjashtimi i 8 shteteve në fjalë nga sanksionet amerikane kundër Iranit është i përkohshëm dhe ato duhet të përpiqen të ulin në minimum tregtinë e naftës me këtë vend brenda 6 muajve.

Situata do të rivlerësohet në fund të këtij afati.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit