SHBA-ja ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet që do të zhvillohen në Karabagun e Sipërm
(AA) – SHBA-ja ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet që do të zhvillohen në Karabagun e Sipërm, vend ky i cili prej 20 vitesh ndodhet nën pushtimin armen, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndihmës Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jeff Rathke gjatë konferencës ditore për shtyp pas një pyetjeje mbi zgjidhjet në Karabagun e Sipërm tha se SHBA-ja nuk e njeh këtë vend si një shtet të pavarur. Si rrjedhojë tha ai SHBA-ja nuk do të njohë zgjedhjet e 3 majit. Ne nuk do ta pranojmë si diçka që do të ndikojë për të ndryshuar gjendjen në këtë vend keto zgjedhje shtoi ai.
Rathke në fjalën e tij tha gjithashtu se në kontekstin e një zgjidhje gjithëpërfshirëse ne mendojmë se populli i Karabagut të Sipërm është ai që duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Ne nuk kemi dhënë asnjë vendim në lidhje me statusin përfundimtar të këtij shteti.kohaislame