1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

SHBA-ja ndihmon Libanin në hetimin e sulmit me bombë

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta ndihmojnë Libanin që të hetojë incidentin e shpërthimit të një veture bombë, që la të vrarë shefin libanez të inteligjencës.

Njoftimi vjen pas shpërthimit të sërishëm të dhunës gjatë ditës së djeshme, në përsheljet ndërmjet protestuesëve dhe forcave të sigurisë, që bënin përcjelljen e kortezhit të gjeneralit Wissam al-Hassan.

Departamenti amerikan i shtetit njofton se sekretarja Clinton ka folur në telefon me Mikatin dhe e ka dënuar sulmin me bombë të së premtes.

Më tutje në njoftim thuhet se Clinton dhe Mikati janë pajtuar që “SHBA-ja t’i ofrojë ndihmë Libanit që të hetojë rastin e sulmit me bombë”.

Kundërshtarët e qeverisë së Libanit e kanë fajësuar regjimin sirian për këtë sulm, pasi që ky shtet ka ndikim të madh në Liban.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit