SHBA-ja shprehu shqetësim dje për sulmin e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor të okupuar dhe në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës në Kuds. Retorika e protestuesve ekstremistë që brohorisin parulla të urrejtjes dhe të dhunshme duhet të hidhen poshtë plotësisht”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter.
Washington-i u kërkon “autoriteteve të ofrojnë sigurinë dhe të drejtat për të gjithë në Kuds”, tha ai.
Qindra kolonë izraelitë sulmuan palestinezët në zona të ndryshme në gjithë Kudsin e okupuar të enjten vonë dhe në të gdhirë të premten, ndërsa forcat izraelite u përplasën me palestinezët, duke lënë të paktën 105 të plagosur.
Protestuesit ekstremistë brohorisnin: “Vdekje arabëve” gjatë marshimeve, sipas raporteve të shumta.
Policia izraelite njoftoi në një deklaratë të premten se arrestoi më shumë se 50 palestinezë në Kuds gjatë gjithë natës, duke i akuzuar ata për “dhunë”.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe njoftoi se të paktën 105 palestinezë u plagosën të enjten vonë pasi forcat izraelite hapën