0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-ja dërgonë aeroplan zbulues pa pilot në Japoni që ta mbikëqyrë Korenë e Veriut

Më të lexuarat

Armata amerikane do të vendosë aeroplan spiunues pa pilot në njërën nga bazat e saj në Japoni, me qëllim që ta përforcojë mbikëqyrjen e Koresë së Veriut, për të cilën ka dyshime se po përgatitet të gjuajë raketë.

Një “Global hok” do të dërgohet në bazën ushtarako-ajrore Misava në pjesën veriore të Japonisë, që është hera e parë që një aeroplan i këtij lloji të dërgohet në arkipelag, shkruan gazeta japoneze “Sankej shimbun”.

Ushtria e SHBA-së e ka informuar Japoninë muajin e kaluar për planet e saj që të dërgojë një aeroplan të këtillë në periudhën midis qershorit dhe shtatorit, por planet janë përshpejtuar për shkak të aktiviteteve të Koresë së Veriut, e cila gjithnjë e më shumë po iu kanoset fqinjëve dhe SHBA-së.

Sipas mediave jugokoreane, Pheniani veçmë e ka vendosur raketën e dytë me rreze të mesme veprimi “Musudan” në bregun e saj lindor. Raketa për herë të parë është prezantuar në parakalimin ushtarak në tetor të vitit 2010, ka rreze veprimi prej 3.000 kilometra, me kapacitet që të arrijë deri në Korenë e Jugut ose Japoni. Me mbushje të lehtë ajo do të mund të fluturojë edhe 4.000 kilometra edhe në rastin më të keq ta godasë ishullin Guam në Oqeanin e Qetë, ku ndodhen baza ushtarake të rëndësishme amerikane./almakos/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit