-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

SHBA: Hiqni bëhuni bashkë me shkijet për t’i zhbërë strukturat

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që bashkërisht të formulojnë një plan për veriun e Kosovës, ku do të përfshihet edhe zhbërja e strukturave paralele.
Këtë e ka thënë Ian Kelly, ambasador i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, njofton “Koha Ditore”.

Në një deklaratë bërë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së lidhur me raportin e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, përfaqësuesi amerikan në selinë e OSBE-së në Vjenë, ka përgëzuar kryeministrat e të dyja vendeve – Hashim Thaçin dhe Ivica Dacicn për “përkushtimin e tyre ndaj dialogut të ndihmuar nga BE-ja, në Bruksel”, si dhe “vullnetshmërisë së të dyjave, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, që të arrijnë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Ne mirëpresim përpjekjet e të dy qeverive që të zbatojnë Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, dhe të emërojnë zyrtarët ndërlidhës që do të punojnë drejt përmirësimit të komunikimit mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët tani duhet të punojnë në mënyrë konstruktive që të formulojnë një plan për veriun e Kosovës, përfshirë zhbërjen e institucioneve paralele”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në OSBE, Ian Kelly.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit