-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHBA, hetime ndaj 72 policëve për postime raciste dhe islamofobe

Më të lexuarat

Në Filadelfia të SHBA-ve është inicuar një hetim kundër 72 punonjësve të policisë të cilët janë gjetur të kenë bërë postime raciste dhe anti-muslimane në rrjetet sociale.

Shefi i policisë së Filadelfias, Richard Ross për mediat amerikane deklaroi se janë konfiskuar armët e oficerëve të policisë për të cilët janë nisur hetime dhe se ata janë caktuar në detyra në zyrat administrative.

“Është përcaktuar se oficerët e policisë kanë bërë rreth 3.100 postime në mediat sociale”, tha Ross duke shtuar se “Këto postime që krijojnë shqetësime dhe zhgënjime do të ndikojnë në mënyrë të pamohueshme në marrëdhëniet polici-komunitet”.

“(Këto postime) më bëjnë të zemërohem përtej besimit, sepse e bëjnë punën tonë shumë më të vështirë sesa duhet”, tha Ross.

Ai tha se nga 72 oficerë policie nën hetim, “disa dhjetra” prej tyre priten të marrin dënime me masë disiplinore, ndërsa disa prej tyre do të largohen nga detyra.

Postimet në fjalë kanë përmbajtje të tilla si ofendime kundër emigrantëve dhe muslimanëve, nxitje raciste, thënie që identifikohen me grupet milice të krahut të djathtë dhe që lartësojnë brutalitetin e policisë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit